Allegri: Milani test i rëndësishëm, duam fitoren e parë në transfertë

Juventus është në përgatitjet e fundit para super sfidës ndaj Milanit, që do të vendos shumë për sezonin e bardhezinjve. Bardheznjtë kërkojnë suksesin e tretë radhazi pas fitoreve ndaj Bolognes dhe Maccabi Haifa. Trajneri Allegri ka kërkuar kujdes nga kundërsulmet e kuqezinjve.

“Do të luajmë ndaj kampionëve të Italisë, do të jetë një ndeshje e vështirë si zakonshisht. Ata vijnë nga një humbje e rëndë, tani duan të reagojnë, do të jetë një mbrëmje e bukur me stadiumin e mbushur.

Transfertat problem? Nuk kemi fituar ende jashtë shtëpisë, të shpresojmë që fitorja e parë të vijë nesër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bonucci do të rikthehet. Milik do të jetë në dispozicion, por do të vendosim nësër nëse do të luajë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk duhet të lëmë hapësira në kundërsulme, sidomos në krahn e Leao-s, por ata kanë dhe Giroud, De Ketelaere dhe Diaz. Duhet një ndeshje e madh në personalitet, teknik dhe nga forca mentale. Ndeshjet në San Siro nuk mbarojnë kurrë”. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?