Allegri: Ndaj Maccabi ndeshja më e rëndësishme, për formacionin mendoj dhe për … Milanin

Pas dy humbjeve në dy ndeshjet e para ndaj PSG dhe Benficës, Juventusi kërkon fitoren e parë në grupet e Champions League kundër Maccabi Haifa, teksa një gabim do të ishte fatal. Trajneri Massimiliano Allegri është shprehur se një mendje e ka dhe te ndeshja e fundjavës kundër Milanit.

“Nesër do të ketë disa ndryshime dhe duhet të vendos se kë do të aktivizoj nga tre lojtarët e rikthyer. Tani kam mundësinë të bëj disa ndryshime në ekip. Duhet të vendos formacionin, sepse disa mbrojtës do të qëndrojnë jashtë, si dhe duhet të marr vendime për mesfushën. Nuk ka rëndësi nëse mbrojtja është me 3 apo me 4, e rëndësishme është që skuadra të përmrësohet. Duhet të tregojmë forcën që shfaqëm të dielën.

Milik? Ka një problem muskulor, nesër do të jetë në pankinë me shpresën se nuk do të ketë nevojë të futet në fushë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në futboll nuk i dihet kurrë, ne po punojmë me veten tonë. Nëse nuk mposhtim Maccabin, atëherë nuk ka vlerë. Më pas kemi kampionatin. Një gjë ka vlerë të përbashkët. Duhet të arrijmë rezultate të mira.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nesër është ndeshja më e rëndësishme e Champions League, sepse pas dy ndeshjesh nuk kemi asnjë pikë. Nuk e di nëse do të jetë më e rëndësishmja, shpresoj që më e rëndësishmja të jetë pas një muaji ose gjashtë muajsh”, deklaroi trajneri i bardhezinjve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?