Allegri paraqitet në konferencë si Guardiola: Ronaldo nuk luan ndaj Sampdorias

Massimiliano Allegri ka folur për herë të fundit si trajner i Juventusit, para transfertës së fundit ndaj Sampdorias, që do të mbyllë sezonin. Strategu toskan u paraqit me një “look” ndryshe të ngjashme me atë të Guardiolës (duke shtuar edhe më zërat), ndërkohë që ka dhënë menjëherë formacionin.

“Po ju them formacionin dhe do të përshëndetemi. Ronaldo duhet të pushojë për shkak të ndeshjeve të kombëtares dhe kjo është e drejtë.  Nesër do të luajë Pinsoglio në portë, më pas Caceres, Rugani, Chiellini, De Sciglio, Cuadrado, Emre Can, Bentancur, Pereira, Dybala dhe Kean.

Szczesny ka pasur një problem në gju dhe në javët e ardhshme do të bëjë një radioskopi. Pjanic do të jetë. Matuidi dhe Bernardeschi janë të skualifikuar, ndërkohë që Cancelo ka një dëmtim në hundë. Alex Sandro është më mirë, por ka pasur disa shqetësime muskulore. Douglas Costa do të rikthehet sezonin e ardhshëm. Spinazzola nëse do të rikuperohet do të zërë vendin e Pereiras.

Swiss Digital Desktop Reklama

Do të shkojmë për të bërë një ndeshje të bukur, kundër një ekipi që luan një futboll të mirë. Merita është e trajnerit Giampaolo për punën që ka bërë. Më pas do të shkojmë në det, të marrim pak diell, krem dielli me mbrojtje 50 do të ishte mirë”, deklaroi Allegri. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?