Allegri: Rikthehen Pogba dhe Vlahovic, McKennie do të largohet

Juventusi po kalon një situatë të vështirë pas dënimit prej 15 pikësh nga federata italiane. Në kampin bardhezi pengesa e radhës është Monza e cila do të udhëtojë në Torino në kuadër të javës së 20-të të Serie A.

Në prag të kësaj sfide, trajneri Max Allegri ka dhënë konferencën për shtyp ku ka folur për pritshmëritë që ka nga skuadra, si dhe situatën në shtëpinë e “Zonjës së Vjetër”.

“Vijmë në këtë sfidë pas dy ndeshjeve ku kemi barazuar në një dhe kemi humbur te tjetra. Kemi pësuar 8 gola dhe duhet absolutisht të përmirësohemi. Duhet të kthehemi te zakonet tona të vjetra. Do të përballemi me një Monza që luan mirë, ku dhe në Kupën e Italisë kanë bërë mirë. Është një sfidë e rëndësishme për të bërë mirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rinovimi? Po kam folur me John Elkann, por jo për rinovimin. Duhet të qëndrojmë të fokusuar te kampionati.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vlahovic dhe Pogba do të jenë, nuk do të jetë Chiesa që ka një problem në këmbën e operuar. Është çështje ditësh pasi me Lazion do të jetë. Cuadrado ka një problem me nervin shiatik dhe do të kthehet me Lazion. Bonucci është pas me përgatitjen dhe duhet të presim dhe pak. Pogba dhe Vlahovic do të jenë në dispozicion njësoj si De Sciglio.

McKennie? Absolutisht nuk do të jetë. Është në qendër të zërave për merkaton. Shoqëria ka gjetur akordin me klubin ku do të transferohet.”, deklaroi Allegri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?