Allegri: Salernitana rivali jonë direkt, duhet të sigurojmë mbijetesën

Juventusit i mjaftoi goli i Bremer për të fituar kundër Lazios dhe për të siguruar kualifikimin në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë. Tashmë bardhezinjtë po mendojnë për ndeshjen ndaj Salernitanës, në kampionat, teksa trajneri Allegri kërkon të ulë lojtarët me këmbë në tokë.

“Gjërat e mira duhen bërë ngadalë, nuk është e nevojshme të nxitohemi. Ndaj Monzës gabuam në pjesën e parë, ndërkohë që me Lazion zhvilluam një ndeshje të mirë.

Tani duhet të fokusohemi te Salernitana. Diferenca mes dy skuadrave është vetëm dy pikë, kështu që është një ndeshje ndaj një rivali direkt.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duhet të jemi të vetëdijshëm për renditjen, kemi 23 pikë, duhet të fitojmë pikët e nevojshme për të siguruar qëndrimin në Serie A”, tha strategu i bardhezinjve.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?