Allegri te Bayerni? Bayerni tregon vendimin për trajnerin Kovac
Trajneri i Bayern Munich, Niko Kovac, nuk un përjashtuar në përfundim të sezonit. Drejtuesi i lart i klubit bavarez Karl-Heinz Rummenigge ka konfirmuar se gjermani do të mbetet në krye të kampionëve të Gjermanisë.
“Nuk ka qenë asnjëherë në diskutim, do të jetë trajneri jonë edhe për sezonin e ardhshëm”, deklaroi drejtuesi bavarez për të përditshmen Bild, gjatë një eventi në Berlin, në vigjilje të finales së Kupës së Gjermanisë.
Në fundjavë janë shtuar zërat për një largim të mundshëm të Kovac, i cili mori drejtimin e Bayernit në verën e sezonit të kaluar. Mes trajnerëve që kanë qarkulluar ditët e fundit, ka qenë edhe Massimiliano Allegri, i saposhkarkuar nga drejtimi i Juventusi. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

