Allegrit i rikthehet buzëqeshja: Bonucci që nesër në fushë, Dybala fantastik

Juventus në mesjavën e ardhshme do të luajë në Champions League ndaj Atetico Madrid, një duel që do të vendosë shumë për sezonin e bardhezinjve. Gjithsesi Allegri si gjithmonë mendon për ndeshjen e radhës, e cila do të jetë ndaj Frosinones, nesër në mbrëmje.

“Të fitojmë kundër Frosinone-s dhe të marrim tri pikët. Duhet të bëjmë një ndeshje serioze dhe më pas të përgatitemi në mënyrën e duhur për Champions-in. Bonucci do të luajë, ndërsa ka pak mundësi që Chiellini ta nisë ndeshjen nga minuta e parë, Barzagli në stol. Ronaldo do të luajë dhe Dybala, i cili është një nga lojtarët më të mirë në qarkullim, do të kthehet në sulm. I hodha një sy statistikave të tij dhe mund të them se janë mbresëlënëse. Është një lojtar shumë i rëndësishëm.

Ramsey? Është një lojtar i madh, por do të flasim për të pas disa muajsh. Champions? Duhet të mendojmë për veten tonë dhe të kualifikohemi kundër Atletico-s. Ndeshjet e djeshme? Real Madrid ka fituar si Real, Tottenham ka bërë një ndeshje të bukur. VAR në Champions? Më vjen mirë, sepse ndihmon. Goli i Ajax-it nuk do të ishte anuluar në kushte normale.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?