Alonso: McLaren të mendojë për sezonin e ardhshëm
Rendimenti i dobët sezonal i McLaren-Hondas mund ta ulë ndjeshëm punën e skuadrësnga Ëoking për makinën e këtij sezoni pasi objektivat janë për ndërtimin e njëvendëshes së vitit 2016.Kjo është një mundësi që Fernando Alonso gati gati e sugjeron.“Me paraqitjet e këtij sezoni që po bëjmë besoj se do të ishte më mirë që të përqëndroheshim te viti i ardhshëm. Unë mendoj se kjo do të ishte një zgjedhje inteligjente. Nuk e kam aspak problem që të nisem nga bokset në çdo garë nëse punojmë për të përmirësuar makinën. Ky është prioriteti për momentin dhe jemi të gjithë optimistë”.Por jo të gjithë te McLaren e mendojnë si Alonso pasi shoku i skuadrës, Jenson Button ka deklaruar se braktisja e këtij sezoni do të ishte një bast i rrezikshëm për skuadrën. “Nuk mund ta fshijmë nga kalendari këtë sezon, thjesht duhet ta bëjmë makinën më të shpejtë për sezonin e ardhshëm por kjo arrihet vetëm duke kërkuar zhvillimin e njëvendëshes gjatë çdo gare”, nënvizon ish kampioni i botës duke dalë hapur kundër idesë së spanjollit. Ndërkohë, shtëpia e prodhimit të motorëve Honda, po shikon mundësinë e një kontrate me skuadrën Manor për vitin e ardhshëm. Sipas kompanisë, testimi i motorit te Manor do të jepte më shumë të dhëna që do të ndikonin në përmirësimin e McLaren.
KOHA JONË SONDAZH

