FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Alonso: Më josh ideja që të garoj në një tjetër kategori

E dua sportin e motorëve dhe të gjitha kategoritë që e përfshijnë”. Fernando Alonso lëshon sinjale se në të ardhmen mund ta braktisë Formula 1 për një tjetër sport motorik duke parë ecurinë e dobët me McLaren-Honda gjatë këtij sezoni.
“Është e vërtetë që Formula 1 ndryshon shumë nga sportet e tjera të makinave por tashmë nuk është më stimuluese si dikur, të paktën për mua. Gjithsesi, jam i motivuar dhe projekti që ka nisur McLaren me kompaninë Honda është fantastik dhe ambicioz”.
Ish dy herë kampioni i botës e pranon se në të shkuarën është joshur nga ideja për të ndryshyar kategori për shkak të normave gjithmonë e më shtrënguese në Formula 1.
“Kur garoja në kategorinë Go-Cart kisha pikërisht një McLaren-Honda dhe po përpiqem ta shijoj sa më shumë eksperiencën me këtë skuadër. Synoj që të jem sa më konkurrues por pa prova dhe me këto goma, ideja për të shkuar në një tjetër kategori është dhe në të ardhmen nuk i dihet”.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?