Alvaro Morata shumë pranë transferimit në Premier League te …

Sulmuesi spanjoll Alvaro Morata mund të jetë sulmuesi që skuadra e Manchester United kërkon. Lajmin e konfirmoi sot ESPN, që tha se 30-vjeçari është pranë transferimit në “Old Trafford”, duke lënë ekipin e Atletico Madrid.

Lojtari do të shkonte si zëvendësuesi i ish-shokut të tij të skuadrës në kohën e Juventusit, Cristiano Ronaldo, që u largua nga United. Formula e transferimit do të jetë ajo e huazimit për 6 muaj, deri në fund të sezonit, pa të drejtë blerje.

United nuk duan të shpenzojnë shumë këtë janar, ndaj synojnë të marrin Morata deri në fund të sezonit. Një futbollist me përvojë dhe që mund t’u zgjidhë punë për momentin, për të investuar më pas verën e ardhshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?