FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ancelotti drejt Premier League, por jo në stolin e skuadrës së Arsenalit

Carlo Ancelotti nuk humbet asnjë minutë kohë dhe është menjëherë pranë një tjetër aventure të re në karrierë. Po përflitet shumë për një marrëveshje me Arsenalin madje avokatët e teknikut kanë kontaktuar me drejtuesit e topçinjve. Sipas raportimeve të tabloidit “The Sun” është e vërtetë që tekniku nga Regiolo ndodhet në Londër, por për momentin nuk po bisedon me klubin bardhekuq por me Evertonin.

Pronari i “The Toffies ” Fahrad Moshiri dhe administratori Bill Kenwright ndodhen në kryeqytetin e Anglisë dhe është zbuluar se kanë nisur  negociatat me trajnerin 3 herë fitues të Uefa Champions League.

Evertoni aktualisht ndodhet në vendin e-14-të dhe Ancelotti shihet si njeri më i përshtatshëm për ta nxjerrë skuadrën nga kriza, për momentin ka vetëm bisedime dhe asnjë marrëveshje edhe pse Ancelotti duket më i tërhequr nga një aventurë e mundshme me Arsenalin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?