Ancelotti humbet dy yje pas duelit ndaj Liverpoolit për shkak dëmtimi

Pas fitores 5-2 në Anfield ndaj Liverpoolit, Real Madridi merr lajme aspak të mira nga infermieria. Los Blancos, në faqen e tyre zyrtare, kanë njoftuar se Carlo Ancelotti do të duhet të bëjë pa David Alaba dhe Rodrygo, të dy të dëmtuar.

Nuk dihet ende se sa do të jetë periudha e rikuperimit, por me shumë mundësi do të humbasin sfidën e kthimit ndaj Liverpoolit. Gjithsesi, pavarësisht të gjithave, trajneri Ancelotti ka një grup të pasur lojtarësh dhe zëvendësimi nuk do të jetë aspak një problem për të.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?