Ancelotti një “hajmali” te Everton, fitorja e dytë brenda 3 ditëve (VIDEO)

Carlo Ancelotti po bën mjaft mirë që në javën e parë pas rikthimit në Premier League te skuadra e Everton duke marrë dy fitore në harkun e tri ditëve. Skuadra e tij fitoi 2-1 në tranfertën ndaj Newcastle.

Calvert-Lewin ishte heroi i Everton, duke shënuar dy gola. Fillimisht shënoi në minutën e 13-të, por bardhezinjtë barazuan me Kean në minutën e 56-të. Gjithsesi pa kaluar as 9 minuta, skuadra e Ancelottit u rikthye në avantazh me Calvert-Lewin.

Një sukses i rëndësishëm në transfertë, që e ngjit Evertonin në vendin e 10-të, pasi po kalonte një periudhë të errët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?