Andi Lila do të luajë në serinë D
Skuadra e famshme e Parmës ka marrë goditjen më të madhe në historinë e klubit. Pas borxheve të mëdha në muajt e fundit, Parma është dënuar rëndë nga Federata Italiane.
Ata do të luajnë në Serie D, në një ligë amatore. Shkak për dënimin më të ri u bë mos gjetja e një pronari të ri.
“Klubi i Parmës ka konfirmuar se deri më sot, 22 qershor 2015, asnjë ofertë nuk ka ardhur në klub”, thuhet në njoftimin e tyre. Ky lajm është shumë i keq edhe për shqiptarin Andi Lila pasi futbollisti i kombëtares është nën kontratë me këtë skuadër.
KOHA JONË SONDAZH

