Andrea Bertolacci, Milan bën goditjen e parë të madhe
Pas refuzimit të Kondogbia, i cili kaloi te Inter, kuqezinjtë e Milan kanë arritur të gjejnë mesfushorin që kërkonin. Andrea Bertolaci, i cili sezonin e fundit mbylli një sezon pozitiv me Genoa, dhe fitoi edhe grumbullimin në kombëtaren italiane, do të jetë pjesë e Milan për sezonin tjetër.
Kartoni i mesfushorit 24 vjeçar i përkiste Romës dhe Genoas, por vetëm 2 ditë më parë verdhekuqtë e blenë tërësisht atë, duke paguar 8.5 milionë euro.
Kuqezinjtë e Milan kanë ofruar 15 milionë Euro për mesfushorin e talentuar, të cilat mund të shkojnë në 20 milionë në rast se Milan arrin të sigurojë kualifikimin në Champions League për sezonin e ardhshëm.
Bertolaci pritet të firmosë një kontratë 4-vjeçare, nga e cila ai do të përfitojë 1.5 mln Euro në sezon.
Trajneri i ri i Milan, Sinisa Mijaloviç është shprehur me elozhe për blerjen e 24-vjeçarit.
“Bertolaci është një lojtar i madh. Padyshim që është një lojtar për Milan, dhe për këtë jam shumë i kënaqur”.
Sulmuesi i Sevillas, Carlos Bacca, është objektivi i radhës për Milan.
KOHA JONË SONDAZH

