Anglia fiton me përmbysje në miqësoren ndaj Zvicrës, Shaqiri lë shenjë me asist (VIDEO)

Anglia ka arritur një fitore me përmbysje ndaj Zvicrës në miqësoren e luajtur në “Wembley”. Miqtë do të kalonin të para në avantazh në minutën e 22-të me Embolo që shfrytëzoi një asist fantastik nga Shaqiri.

Goli i shënuar nga helvetikët, zgjoi nga gjumi djemtë e Gareth Southgate, pasi do të kërkonin golin e barazimit i cili do të vinte vetëm në minutat shtesë të pjesës së parë, me Luke Shaw që do të vendoste baraspeshën.

Përmbysja u konkretizua në minutën e 78-të, me Harry Kane, i cili realizoi nga pika e bardhë e penalltisë. Zvicra më 29 mars do të sfidojë në miqësore Kosovën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?