Anglia shumë e fortë për Kosovën, e shkatërron me “poker” në Prishtinë (VIDEO)
Anglia ka arritur një fitore të thjeshtë 4-0 ndaj Kosovës në duelin e luajtur në stadiumin “Adem Jashari” në Prishtinë. “Dardanët” nuk ishin në mbrëmjen e tyre më të mirë, duke bërë gabime të shumta në prapavijë, nga të cilat do të përfitonte skuadra e Southgate.
Pikërisht nga një vendosje e gabuar në mbrojtjen e Kosovës, do të përfitonte Harry Winks, gjithçka me lehtësi në zonë duke shënuar golin e avantazhit. 10 minutat e fundit të ndeshjes u kthyen në një makth për “dardanët” që pësuan 3 gola për 10 minuta.
Sterling kroson nga krahu i djathtë në zonë, atje ku shkoi te Harry Kane. Sulmuesi anglez e kishte shumë të thjeshtë për të realizuar. Ndërkohë në minutën e 83-të Marcus Rashford arriti që të shënonte golin e tretë, teksa mbrojtja e Kosovës është e përgjumur.
Në minutën e parë të shtesës, super talenti i Chelsea-t, Mount shënoi golin e katërt, që vulosi fitoren. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

