Anglia U-21 mund lehtësisht Shqipërinë U-21 në Shkodër

Shqipëria U21 ka zhgënjyer Anglisë në ndeshjen e zhvilluar në “Loro Boriçi” të Shkodrës, të vlefshme për eliminatoret e Europianit, që u fitua nga “Tre luanët” me rezultatin e pastër 0-3.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi bënë një pjesë të parë të mirë dhe të luftuar, por sfida u zhbllokua në minutën e 22-të, me golin e yllit 19-vjeçar të Manchester City-t, Phil Foden, që mposhti portierin Andrea Hoxha me një goditje dënimi.

Në minutën e 36-të anglezët humbën një 11-metërsh me Brewster, por në të 43-tën Conor Gallagher u la i lirë mbi vijën e 16 metrave dhe me një gjuajtje të fortë, mposhti për herë të dytë portierin Hoxha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pjesa e dytë pati një ritëm disi më të ulët për tanët, por edhe anglezët, që filluan të menaxhojnë rezultatin, ndërsa në minutat shtesë ishte sulmuesi i Arsenalit Reiss Nelson që shënoi edhe golin e tretë për “tre luanët”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?