FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Apeli i motrës së sulmuesit të zhdukur: Rifilloni kërkimet, e di që është gjallë

Rifillimi i kërkimeve për futbollistin Emiliano Sala është e vetmja kërkesë që ka motra e tij Romina. Ish-sulmuesi i Nantes dhe piloti Dave Ibbotson, janë zhdukur teksa po fluturonin për në Cardiff ditën e hënë.

Policia e Guernsey ka ndërprerë kërkimet që ditën e djeshme, pasi tre ditësh kërkime, por motra e sulmuesit ka bërë ka bërë apel që të rifillojnë.

“Jam e bindur se Emiliano dhepiloti janë gjallë dhe janë diku. Lajmi më ka shokuar. Ne e dimë se ata janë gjalë dhe duam të fillojnë kërkimet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne kërkojmë që të mos ndalet kjo përpjekje. Të gjithë së bashku, mund të gjejmë një mënyrë për të kërkuar dhe për të gjetur Emilianon”, ka thënë e motra e sulmuesit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Autoriteti i Aviacionit Civil tha se avioni ishte i regjistruar në SHBA, ndaj dhe përgjegjësia është e tyre. Ligji amerikan ndalon pilotët që të bëjnë transporte private.

Drejtori i portit të Guernsey shpjegoi një vendim “të vështirë” për të hequr dorë nga kërkimet, duke thënë se shanset e mbijetesës ishin “jashtëzakonisht të pakta”. Kapiteni David Barker pranoi se familja nuk ishte “e kënaqur” me vendimin, por kishte ” besim” se nuk mund të ishte bërë më shumë. /Koha Jone/

Emiliano Sala and David Ibbotson

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?