Arbitri në Poloni bëhet gaz i botës, ndëshkon mbrojtësin dy herë me të kuq (VIDEO)
Përdorimi i VAR ka përmirësuar shumë lojën e futbollit duke korrigjuar shumë gabime në fushën e lojës me gabimet nga më absurdet. Gjithsesi ka edhe raste kur edhe me teknologji mund të bësh gafa të pabesueshme.
Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Poloni në ndeshjen mes Legia së Varshavës dhe Cracovia. Arbitri Lasyk, pasi ka ndëshkuar për herë të dytë mbrojtësin e skuadrës vendase për një ndërhyrje të rëndë, e rithërret sërish në fushë … për ta ndëshkuar sërish me karton të kuq.
Një veprim qesharak që ka shkaktuar humor në stadium, ndërkohë që vetë futbollisti është shfaqur i habitur pas këtij veprimi. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

