FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Argjentina ankesë zyrtare për arbitrin që e “masakroi” ndaj Brazilit

Afa, shoqata e futbollit argjentinas, ka dërguar një ankesë zyrtare në konfederatën e Amerikës Jugore, Conmebol, për arbitrimin në gjysmëfinalen e Kupës së Amerikës të humbur 2-0 kundër Brazilit.

Në dokumentin, e nënshkruar nga presidenti federal Claudio Tapia, lexohet:  “Ky reflektim gjen mbështetje në të gjitha parregullsitë e gjetura para dhe gjatë ndeshje, ku u tregua se ekipi kombëtar u dëmtua qartë nga gjyqtarët, ku arbitri kryesor ishte Roddy Zambrano.

“Në veçanti – lexohet në dokument – duke mos përdorur VAR-in në dy raste specifike, padyshim ndikoi në rezultatin përfundimtar”. Ai i referohet rasteve të Nicolás Otamendi dhe Sergio Agüero, të cilët pretenduan për dy penallti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Federata argjentinase ndërkohë nënvizon se arbitri Zambrano ka pasur edhe më parë precedentë negativë ndaj tyre dhe nuk ka cilësitë teknike për të gjykuar një ndeshje të një rëndësie të tillë. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?