Argjentina e mbyll e treta Kupën e Amerikës, Messi “skuqet” mes polemikave (VIDEO)

Argjentina ka arritur që të fitojë finalen e vogël të Kupës së Amerikës ndaj Kilit. Albicelestët e mbyllin në vendin e tretë, pasi triumfuan 2-1 në një ndeshje që u shoqërua me shumë polemika.

Skuadra e Scalonit shënoi dy gola brenda 22 minutave të para. Në minutën e 12-të, Messi befason kilianët duke ekzekutuar shpejt një goditje dënimi, për të pasuar te Aguero, i cili me një qetësi vrastare e dërgoi topin në rrjetë. Argjentina nuk u ndal me kaq, pasi 10 minuta më pas Paulo Dybala me një veprim të bukur arrin që të shënojë dhe golin e dytë duke i treguar trajnerit Scaloni që ka gabuar që nuk i ka dhënë më shumë hapësira.

Në minutën e 37-të pas një dyluftimi Lionel Messi dhe Gery Medel janë përplasur me trup me njëri-tjetrin. Edhe pse konflikti nisi nga mbrojtësi kilian, arbitri i ka ndëshkuar të dy me karton të kuq duke i larguar nga fusha. Kili do të shkurtonte diferencat në minutën e 59-të me Arturo Vidal, por pa mundur që të barazonte më pas. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?