Argjentina në Ligën e Kombeve? Vjen reagimi zyrtar i UEFA-S
UEFA ka vendosur që të reagojë pas zërave të fundit në mediat ndërkombëtare se Argjentina ka kërkuar që të bëhet pjesë e saj për të marrë pjesë ne eventet që ajo organizon. Albicelestët me Lionel Messin në krye kanë akuzuar drejtuesit “CONMEBOL” për korrupsion në organizimin e Kupës së Amerikës pas disa vendimeve kontradiktore në gjysmëfinalen ndaj Brazilit.
CONMBEOL reagoi duke përshkruar shpërthimin e Messit si “të papranueshëm” dhe “të pabazuar” duke shkaktuar zëra se UEFA mund të ftonte Argjentinën për të luajtur në Ligën e Kombeve.
Një deklaratë thotë: “Nuk ka asnjë të vërtetë në sugjerimin se Argjentina është kërkuar të marrë pjesë në garat UEFA-s, as të bëhet anëtare e UEFA-s. Nuk kemi bërë asnjëherë diskutime për këtë çështje dhe nuk do ta bëjë kurrë.
Sidoqoftë, në frymën e miqësisë dhe shoqërisë dhe si një organizatë gjithëpërfshirëse, UEFA, natyrisht, do ta ftojë Argjentinën si të ftuar special në çdo konkurs të UEFA-s”, shkruhet në njoftimin e organizmit më të rëndësishëm të futbollit evropian. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

