Arkitekti italian krenohet me “Air Albania”: Një shembull për Fiorentinën!

Arkitekti i “Air Albania” është italiani Marco Casamonti. Në një intervistë për mediat italiane, i referon shqiptarët si një shembull që duhet të merren kur vjen puna për ndërtimet e stadiumit. Vetë origjina e arkitektit është saktësisht nga Firence, ndërsa nuk ngurron që të bëj edhe një krahasim me klubin e Fiorentinës.

 

“Ne te Fiorentina e kemi diskutuar stadiumin për 12 vite. Unë do thoja se flasim shumë dhe bëjmë pak, prandaj shqiptarët janë një mësim për të gjithë ne. Nëse doni të keni një ide mbi kostot unë po ju them:

Swiss Digital Desktop Reklama

Stadiumi në Tiranë ka shkuar gati 80 milionë euro. Kjo është shumë për Shqipërinë, por niveli është mbajtur vërtetë lart. Pra atyre u ka shkuar gati 4000 euro për ulëse.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në Itali kostot mund të ndryshojnë mbi këto shifra, nga tre mijë deri në katër mijë euro, për një stadium me 40.000 vende. Tani matematikën bëjeni vetë”, ka thënë Casamonti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?