FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Armando Sadiku tregon çfarë e ka penguar të shënojë rregullisht në Poloni

E nisi me gol që në ndeshjen e parë, ndërkohë që pas disa ndeshjesh Armando Sadiku mori një sërë kritikash nëse do të ishte apo jo bomberi i Legias së Varshavës.

Në ndeshjen e fundit në Kupë, shqiptari realizoi dy herë, duke udhëhequr skuadrën e tij drejt kualifikimit.

“Jam shumë i lumtur për golat, sidomos edhe për faktin se na ndihmuan që të kalojmë për më tej në kupë”, tha fillimisht bomberi i Kombëtares për mediat polake.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër, ai është pyetur edhe në lidhje me mungesën e golit për disa takime. Ndër të tjera, shqiptari është pyetur për faktin se nuk ka shënuar dhe për pengesat që ka hasur për ta bërë diçka të tillë rregullisht.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Në ekip ndihem shumë mirë dhe gjithashtu në formë. Mirëpo, në fillimet e mia te Legia kam hasur disa vështirësi, pasi ishte një aventurë e re për mua, ishte vend i ri dhe mbi të gjitha kisha probleme me klimën”, ka deklaruar Sadiku.

Bomberi kuqezi është duke u rikthyer të jetë i rëndësishëm për Legian e Varshavës, duke shënuar sa herë që ky ekip gjendet në vështirësi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?