FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Arratiset” Portugalia, + 5 nga Shqipëria, Ronaldo tre gola Armenisë

Armenia e nisi me gol ndeshjen ndaj Portugalisë. Marcos Pineiro Pizzelli shënoi në 15 minutat e para të ndeshjes, duke tronditur Portugalinë. Por në një skuadër ku luan fituesi i Topit të Artë në fuqi, vështirë se mund ta ndalësh në fushë. Portugezi i Realit të Madridit shënoi një tripletë dhe i dha fitoren skuadrës së tij.  Në  29’,  gjyqtari dha një 11-metërsh dhe  Cristiano Ronaldo e ktheu në gol. Në  55’, Ronaldo shënoi golin e dytë dhe në 58’  Ronaldo trefishoi shifrat.  Në 72' Hrayr Mkoyan e çoi rezultatin në 2-3. Me këtë fitore, Portugalia shkëputet në krye të Grupit I, me 12 pikë. Shqipëria dhe Danimarka kanë nga 7 pikë dhe do të ndeshen me njëra-tjetrën në shtator. Por danezët luajtën ndaj Serbisë në mbrëmje dhe në rast fitoreje, kishin shansin të shkëputeshin.      

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?