Arrestohet Conor McGregor

Boksieri i MMA, Conor McGregor është arrestuar me akuzën për grabitje. Mjeshtri i arteve marciale u arrestua në Floridën e Jugut pasi tentoi ti merrte telefonin një personi që po përpiqej ti bënte foto.

Sipas policisë, 30-vjeçari u vu në pranga pasditen e së hënës dhe u akuzua për grabitje e keqtrajtim kriminal. McGregor po largohej nga Fontainebleau Miami Beach pak pas orës 5 të mëngjesit të së hënës, kur një 22-vjeçar u përpoq ti bënte një foto.

Por boksieri ia mori telefonin nga dora dhe e përplasi disa herë. Pastaj McGregor e mori telefonin dhe u largua nga zona. Më pas ai u gjet nga policia dhe u arrestua. Boksieri u lirua nga burgu pasi pagoi liri me kusht 12.500 dollarë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?