FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

E KRYER/ Arrihet akordi për një shkëmbim mes Juves e Romës

30 qershori po afrohet, teksa Roma po nxiton për të rregulluar buxhetin. Kjo është arsyeja që klubi verdhekuq po lëviz në merkato, pasi dështuan për të rrëmbyer Gerson nga Genoa. Gazetari i “Sky Sport”, Gianluca Di Marzio raporton se Juventusi dhe Roma, kanë arritur marrëveshje për shkëmbimin mes Pellegrinit dhe Spinazzolës.

 

Tashmë ka mbetur për t’u diskutuar vetëm për pagat e lojtarëve. Nëse gjithçka do të shkojë mirë, të dy lojtarët do të bëjnë nesër vizitat mjekësore. Pellegrini debutoi sezonin e kaluar në Seria A dhe Ligën e Kampionëve, teksa gjatë janarit u huazua te Cagliari ku konfirmoi faktin që ishte një futbollist shumë i talentuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Spinazzola ndërkohë u rikthye nga dëmtimi i gjatë nga janari, ku edhe pati në disa ndeshje hapësira. Pelegrini ndërkohë ka qenë gjithmonë në orbitën e Juventusit, që gjithmonë shfaq interes për talentet më të spikatur në Itali. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?