Arsenal fiton derbin ndaj Tottenham dhe merr kreun, protagonist dhe Xhaka (VIDEO)
Arsenal mori një sukses t madh 3-1 në derbin e veriut të Londrës ndaj Tottenham dhe i rimerr kreun Manchester City-t. Topcinjtë zhbllokuan rezultatin, duke gjetur rrugën drejt rrjetës në minutën e 20-të me një super gol të shënuar nga Partey.
Megjithatë ky avantazh i “The Gunners” zgjati vetëm 11 minuta, pasi në minutën e 31-të Harry Kane realizoi golin e barazimit nga pika e bardhë e penalltisë.
Në fillimin e pjesës së dytë Gabriel Jesus rikthehu Arsenalin në avantazh pas një gafe të Romeros dhe Lloris. Situata u vështirësua më shumë për skuadrën e Antonio Contes në minutën e 62-të kur pas një ndërhyrje të gabuar, Emerson mori karton të kuq dhe la ekipin e tij në inferioritet numerik.
Në minutën e 67-tëishte Granit Xhaka do të gjente rrugën drejt rrjetës me një goditje shumë të bukur në hyrje të zonës. Arsenali ngjitet në krye me 21 pikë, ndërkohë që “Spurs”-at mbeten në vendin e tretë me 17 pikë.
KOHA JONË SONDAZH

