Arsenal shkarkon trajnerin Unay Emery, emëron përkohësisht Ljungberg

Unai Emery nga sot nuk është më trajner i Arsenalit. Barazimi ndaj Southampton në fundjavë dhe humbja ndaj Frankfurt të enjten në Europa League brenda në Emirates Stadium kanë rezultuar fatale për trajnerin spanjoll i cili është shkarkuar nga detyra si trajner i skuadrës londineze pas rreth 1 viti e gjysmë.

 

Për momentin Emery do të pasohet nga suedezi Freddie Ljungberg zëvendësi i tij i cili ka bindur në ato pak muaj që ka drejtuar skuadrën e të rinjëve. Megjithatë ish-mesfushori i Arsenalit do të jetë vetëm një trajner provizor në pritje që klubi të gjejë pasuesin e Emery edhe pse nuk përjashtohet mundësia që Ljungberg të ketë fatin e Hansi Flick i cili u konfirmua nga Bayerni deri në fund të sezonit, nëse bën mirë në ndeshjet e tij të para me topçinjtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ecuria e Arsenalit në javët e fundit ka qenë shumë e dobët, 7 ndeshje pa fitore. Në 20 vite me Arsene Ëenger në stol, Arsenali nuk kishte përjetuar asnjëherë një krizë të ngjashme rezultatesh.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?