Arsenali i Artetës ndalet edhe nga C.Palace, Aubameyang gol dhe të kuq (VIDEO)
Arsenali vijon të dhurojë paraqitje zhgënjyese në Premie League. Skuadra e Artetës nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim 1-1 në transfertën nda Crystal Palace, duke mbetur në vendin e 10-të në renditje.
Në minutën e 13-të, Lacazette shërben një asist fantastik për Aubameyang, i cili me një kontroll mjaft të mirë dhe me një goditje të shpejt arrin që ta dërgojë topin në rrjetë. Vendasit do të reagonin në fillimin e pjesës së dytë duke gjetur barazimin. Në minutën e 55-të, Ayew përfiton nga një përgjumje e mbrojtjes së “topçinjve”, ndërkohë që u ndihmua edhe nga një devijim i David Luiz.
Disa minuta më pas ndeshja do të komplikohej edhe më shumë për Arsenalin që mbeti me 10 lojtar pas ndëshkimit me karton të kuq të Aubameyang. Sulmuesi nga Gaboni ndërhyri në mënyrë shumë të ashpër ndaj një kundërshtari duke i rrezikuar thyerjen e këmbës. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

