Arsenali ka gati planin për trajnerin e ri, synon vetëm Ancelottin

Napoli's Italian head coach Carlo Ancelotti reacts during the UEFA Champions league Group E football match between Liverpool and Napoli at Anfield in Liverpool, north west England on November 27, 2019. (Photo by Oli SCARFF / AFP) (Photo by OLI SCARFF/AFP via Getty Images)

Arsenali duket se ka një plan të qartë për të ardhmen e pankinës. Kërkon një trajner italian, por ai nuk është Massimiliano Allegri. Synimi kryesor mbetet Carlo Ancelotti, i cili mund të shkarkohet nga drejtimi i Napolit nëse vijon me rezultate negative.

 

Kjo është pikërisht arsyeja që drejtuesit e klubit nga Emirates Stadium kanë emëruar në stol si trajner të përkohshëm suedezin Freddie Ljungberg. Sfida e radhës ndaj Udineses mund të vendosë shumë për fatin e Ancelotti te Napoli, por për De Laurentiis edhe nëse vendos ta shkarkojë largimi i Ancelotti nuk do të ketë një kosto të madhe pasi palët kanë firmosur një klauzolë që në Carleto largohet para 31 majit do të marrë vetëm 500 mijë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke marrë në konsideratë situatën e ndërlikuar mes palëve dhe të gjitha këto fakte, drejtuesit e Arsenalit besojnë se Ancelotti mund të jetë trajneri i ri i skuadrës së tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?