Arsenali ofron 60 milionë euro për Belotin

Pak ditë më parë, presidenti i Torinos, Urbano Cairo vendosi një klauzolë të çmendur prej 100 milionë eurosh për bomberin italian, Andrea Beloti, por ofensiva e ditëve të fundit nga ana e Arsenalit mund ta kënaqë edhe më 60 milionë. Sipas tabloidit anglez “The Sun”, Arsene Wenger ka shënjestruar ish sulmuesin e Palermos për ta vendosur në majën e sulmit të “Topçinjve”. Gjithsesi, transferimi në merkaton e Janarit do të jetë i vështirë pasi klubi granata kërkon të arkëtojë sa më shumë dhe gjatë merkatos së verës mund të presë ofertat e një ankandi më të bollshëm. Është vetë sulmuesi italian që kërkon të transferohet në një skuadër më të fortë dhe kjo e bën më të lehtë misionin për Arsenalin.

Gjithsesi, bisedimet janë në fazë fillestare dhe Arsenali kërkon që ta bëjë pagesën në disa këste, një kusht që Torino po e vlerëson. Në Londër, Beloti do të gjente ambjentin ideal për të treguar klasin e tij pasi Arsenali i ka premtuar një vend titullari duke menduar edhe largimin e mundshëm të Zhirud. Gjithsesi, situata e sulmuesit 23-vjeçar do të qartësohet gjatë javëve të ardhshme, pasi Torino mbetet në pritje të ofertave për të arkëtuar sa më shumë nga qëndërsulmuesi i Kombëtares Italiane, i cili ka tërhequr edhe vëmendjen e disa klubeve të tjera angleze.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?