Arsenali, Venger: Jose Mourinho-s i mungon respekti për kolegët

Trajnerit të Chelsea, Jose Mourinho i mungon respekti për trajnerët e tjerë, thotë kolegu i tij i Arsenalit. Arsen Venger. Tifozët e topçinjve, në barazimin e fundit mes dy ekipeve, 0-0, fërshëllen lojën e Bluve të Londrës dhe thirrën “Chelsea i mërzitshëm, i mërzitshëm.”Si kundërpërgjigje Mourinho tha se Arsenali me pritjen prej 11 vjetësh për titullin kampion është bërë edhe më i “mërzitshëm”. Venger është pyetur mbi këto komente para ndeshjes së radhës me Hull, ku theksoi se: “Gjëja më e madhe për një trajner është të ketë reket për trajnerët e tjerë. Disa kanë ende punë për të bërë që të përmirësohen në këtë drejtim.” Në shkurt 2011 trajneri i Chelsea e konsideroi Venger “Specialist të dështimeve.” Venger tha se mund të jesh pak gjaknxehtë në përballjet direkte, por gjëja më e rëndësishme sipas tij mbetet respekti për njëri-tjetrin, çka sipas tij, i mungon portugezit të Bluve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?