Arsenalit ndalet mes polemikash ndaj Newcastle, United fiton thellë (VIDEO)
Arsenali barazoi 0-0 me Newcastle në duelin e vlefshëm për javën e 17-të të Premier League, duke humbur mundësinë për të rritur distancën me Manchester City-n, që ka tetë pikë më pak, por një ndeshje më shumë për të luajtur.
Sfida e zhvilluar në “Emirates” u dominua me raste nga “Topçinjtë”, por që nuk u konkrektizuan me gola. Në minutën e shtatë shtesë, kur topi i goditur nga Granit Xhaka nga krahu i majtë drejt qendrës u devijua me dorë nga një mbrojtës, por kryesori, pavarësisht protestave të vendësve nuk ndryshoi qëndrim, por vijoi lojën.
Manchester United fituan thellë 3-0 sfidën përballë Bournemouthit në “Old Trafford”. “Djajtë e Kuq” shënuan fillimisht në pjesën e parë, pikërisht në minutën e 23-të me Casemiron.
Dominimi i vendësve solli edhe golin e dytë në minutën e 49-të të shënuar nga Luke Shaw. 4 minuta nga fundi i kohës së rregullt, Rashford do të realizonte dhe golin e tretë.
KOHA JONË SONDAZH

