FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Asani: Me Starovën nuk kishim liri, Dalipi na jep fuqi!

Jasir Asani ishte një nga lojtarët më të spikatur të Partizanit, në sfidën e fituar 0-3 në Laç. Fantazisti vijon të bëjë paraqitje shumë të mira gjatë këtij sezoni, teksa pas ndeshjes ka treguar dhe “sekretin” e fitores.

“Gjithë javën kemi parë video për Laçin. Është një fitore e rëndësishme, sepse asnjëherë Laçi nuk ka humbur në shtëpi me rezultatin 0-3. Dhanë gjithë lojtarët maksimumin. Më rëndësi është fitorja, por duhet ta çojmë klubin atje ku e ka vendin. Së shpejti do të vijnë edhe golat. Partizani duhet të qenë në vendin e parë, por Europa është objektivi ynë

Çfarë ka ndryshuar trajneri i ri? Me Starovën s’kemi qenë shumë të lirë të luajmë, pasi kishim frikë, sepse me një gabim duhet të kthehej ekipi në mbrojtje. Dalipi na ka dhënë më shumë fuqi. E meriton edhe Dalipi këtë sukses. E ardhmja? Kam kontratë 4-vjeçare, por do e shohim. Tani për tani jam këtu”, u shpreh Asani.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?