Asgjë nuk funksionon, gati 500 milionë euro të çuara në merkato nga Milani

Në 30 muajt e fundit Milan ka shpenzuar praktikisht thuajse gjysmë miliard euro, por ende nuk ka gjetur ritmin për t’u rikthyer në elitën e futbollit kontinental, e aq më pak në majën e globit ku qëndronte vite më parë. 467 milionë euro janë “djegur” mes një xhiroje stresuese të trajnerëve, administratorëve, drejtorëve sportivë, blerësve jo efektivë apo lojtarëve të dështuar.

Milan është klubi i dytë me më shumë Champions League dhe kalohet vetëm nga Real Madrid. Por kuqezinjtë mungojnë në turneun elitar prej tashmë 6 vjetësh. I fundit që arriti të kualifikojë Milanin në Champions ishte trajneri Allegri, por që prej asaj kohe, tifozët kanë njohur zhgënjime.

Te Milan vajtojnë si pikën e kthesës së trishtë, Janarin e vitit 2012 kur president i atëhershëm Silvio Berluskoni bllokoi blerjen e Carlos Tevez, dhe më pas nisi ndërhyrja e familjes deri në largimin e administratorit të deleguar, Adriano Galiani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në 4 vjet Milan ka humbur miliona euro, praktikisht 30% të shitjeve komerciale, drejtuesit kërkojnë shitje para se të bëjnë blerje, ndërkohë që ekipi vijon të zhgënjejë në fushën e blertë.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?