Asllani projektohet titullar ndaj Romës, por Inzaghi po mendon dhe për një “Plan B”

Ndeshja kundër Romës mund të jetë e parë si titullar për Kristjan Asllanin tek skuadra e enterit. Mesfushori i kombëtares sonë shihet si zëvendësuesi ideal për Borozovic pas dëmtimit të regjisorit kroat.

Por ky nuk është plani i vetëm për strategun Simone Inzaghin, i cili në orët e fundit po shqyrton edhe mundësinë për të luajtur me Barellan dhe Calhanoglu në qendër, duke kaluar në skemën 3-4-1-2, duke shfrytëzuar eksperiencën e armenit.

Mund të jetë dhe një skemë që mund të ndiqet në zhvillimin e ndeshjes, por për momentin Asllani duket më i avantazhuar për të qenë nga minuta e parë në fushën e lojës. Lajmi është konfirmuar nga “Gazzetta dello Sport”. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?