Asnjë gol në 45 minutat e para në grupin F, Gjermania vuan ndaj Koresë
Dy ndeshjet e grupit F, Koreja e Jugut-Gjermani dhe Meksikë-Suedi, janë mbyllur pa asnjë gol në 45 minutat e para. “Pancerat” po vuajnë shumë ndaj Koresë, teksa në pjesën e parë, nuk kanë pasur asnjë mundësi të pastër shënimi.
Werner ishte pranë golit në fundin e pjesës së parë, por mundësia më e mirë ishte për koreanët, të cilët në minutën e 25-të, kishin mundësinë e artë për të kaluar në avantazh me Heung-Min Son, i cili nuk mundi të përfitonte nga pasiguria e Neuer.
Në krahun tjetër Suedia ka qenënë disa rast pranë golit të avantazhit me Forsberg dhe Berg, që kanë humbur dy mundësi shumë të mira shënimi. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

