“Aspirinat” i shkaktojnë humbjen e parë Bayernit të Flick (VIDEO)

Bayern Munich ka pësuar humbjen e parë nën drejtimin e Hans Flick. Në “Alianz Arena”, kampionët e Gjermanisë u mposhtën me shifrat 1-2 nga Bayer Leverkusen në një ndeshje të dominuar nga Bayerni, por që do të fitohej nga “aspirinat”.

 

Kjo ishte disfata e tretë për bavarezët në këtë sezon të cilët tashmë e shohin veten 3 pikë larg Leipzig-ut kryesues dhe mund të shkojnë në -4 nga vendi i parë nëse Gladbach mposht të dielën Freiburg.

Swiss Digital Desktop Reklama

Leon Bailey ishte heroi i Leverkusenit pasi realizoi të dy golat për skuadrën e Peter Bosz ndërkohë që për Bayernin barazoi përkohësisht shifrat Thomas Muller. Përpjekjet e Bayernit ishin të shumta për të barazuar rezultatin si në pjesën e parë ashtu edhe në të dytën, por yjet e Bayernit shpërdoruan raste të mira shënimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?