Aston Villa kualifikohet për në finalen e Kupë së Ligës, mund Leicester në fund (VIDEO)
Aston Villa është finalistja e parë e Kupës së Ligës në Angli. Skuadra nga Birninghemi mposhti 2-1 në gjysmëfinalen e kthimit Leicester City. Ndeshja e parë kishte përfunduar në barazim 1-1 dhe falë këtij sukses Aston Villa kaloi më tej me rezultat të përgjithshëm 3-2.
Në Villa Park, Targett i dha avantazhin shumë shpejt skuadrës vendase, por Leicester barazoi në minutën e 72-të me Iheanachon. Atëherë kur ndeshje po i drejtohej shtesave Trezeguet shënoi golin e kualifikimit për Aston Villën.
Në fund tifozët pushtuan fushën për të festuar me idhujt e tyre kualifikimin për herë të 9-të të Aston Villas në finalen e Kupës së Ligës.
KOHA JONË SONDAZH

