FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Atalanta e Gjimshitit kualifikohet në Champions League, City fiton me “poker”

Berat Gjimshiti do të luajë në fazën e 1/8-ave të Championsit. Skuadra e Atalantës, kua luan dhe mbrojtësi kuqezi, bëri mrekullinë duke fituar 0-3 në stadiumit “OSC Metalist” të Kharkivit me Shakthar Donetsk dhe e ndihmuar edhe nga “dhurata” e Manchester Cityt, që mposhti Dinamon e Zagrebit, kalon fazën e grupeve, duke u renditur mes 16 më të mirave të Europës.

Shtatlarti shqiptar luajti titullar në qendër të mbrojtjes duke dhënë një kontribut të çmuar në këtë sukses historik të bergamaskëve. Zikaltrt shënuan dy herë në pjesën e dytë me Castagne, Pasalic dhe Gosens. Në minutën e 77-të, kur rezultati ishte 0-1, Dodo i Shaketarit u ndëshkua me kartonin e kuq.

Në sfidën tjetër në kryeqytetin e Kroacisë, Zagreb, kampionët e Anglisë e bënë të pavlefshëm avantazhin fillestar të vendasve (shënoi spanjolli Olmo) me një tregolësh të Gabriel Jesus dhe finalizimin e Foden, duke fituar me rezultatin e thellë 1-4.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?