Atalanta e Gjimshitit turpëron me 5 gola Milanin “e përgjumur” (VIDEO)

Milani e ka mbyllur në mënyrën më të turpshme vitin 2019. Kuqezinjtë kanë pësuar një humbje të rëndë 5-0 në transfertën ndaj Atalantës. Skuadra e Gasperinit i ka dhënë leksion futbolli kuqezinjve, që ishin një hije në fushë.

Në minutën e 10-të, Papu Gomez driblon në mënyrë spektakolare Contin dhe me një goditje të fortë arrin që të mposhtë portierin Donnarumma. Milani nuk shfaq asnjë shenjë reagimi, duke i dhënë mundësinë vendasve që të dominojnë.

Në pjesën e dytë, bergamaskët do të shënon dy gola të shpejt me Pasalic dhe Ilicic në harkun e 120 sekondave. Sulmuesi slloven ndërkohë nuk do të ndalej këtu, pasi në minutën e 72-të bën çfarë të dojë në hyrje të zonës dhe me pas lëshon një goditje të fortë që shkon në trekëndëshin e portierit Donnarumma.

Swiss Digital Desktop Reklama

Skuadra e Piolit është e çorientuar në fushë, duke i dhënë mundësinë edhe Muriel që të shënojë emrin në listën e shënuesve në këtë ndeshje. Atalanta me këtë fitore ngjitet në vendin e 5-të në kuotën e 31 pikëve. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?