Atalanta e nis me gol ndaj Valencias, Leipzig shtang Tottenhamin (VIDEO)
Sporti E Martë, 10 Mars 2020 21:14
Atalanta e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sfidën e kthimit ndaj Valencias. Pa kaluar as 3 minuta lojë, Ilicic fitoi një penallti që do ta kthente po vetë në gol. Kujtojmë që ndeshja e parë kishte përfunduar me fitoren e bergmaskëve 4-1.
Në avantazh ka kaluar gjithashtu edhe Leipzig ndaj Tottenham. Në minutën e 10-të, kapiteni Sabitzer realizoi me një goditje shumë të bukur në hyrje të zonës.
KOHA JONË SONDAZH

