Atalanta fiton me lehtësi ndaj Sampdorias, Gjimshiti rikthehet titullar (VIDEO)

Atalanta hedh një hap drejt zonës evropiane, duke marrë një fitore 2-0 ndaj Sampdorias. Skuadra bergamaske realizoi nga një gol për pjesë për të marrë 3 pikët.

Maehle do të zhbllokonte shifrat në minutën e 42-të pas një asist nga Hateboer, ndërkohë që Lookman do të dyfishonte shifrat në minutën e 57-të duke zgjidhur duelin.

Në fushën e lojës gjatë gjithë ndeshjes ishte dhe Gjimshiti, duke u rikthyer në formacionin fillestar. Atalanta me këtë fitore ngjitet në vendin e katërt me 38 pikë, po aq sa dhe Milani i vendit të tretë. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?