Atalanta fiton me “poker” ndaj Sassuolo, Gjimshiti lë gjurmë me gol (VIDEO)

Atalanta e ka rinisur në mënyrën më të mirë Seria A, duke marrë një fitore 4-1 ndaj Sassulos në kuadër të javës së 26-të. Skuadra bergamaske i shënoi tre gola vetëm gjatë pjesës së pare këtij kundërshtari, madje të parin e realizoi mbrojtësi kuqezi, Berat Gjimshiti.

27-vjeçari u gjend në vendin dhe kohën duhur në zhvillimet e një këndoreje, i shërbyer me kokë nga Caldara. Për shtatlartin e Shqipërisë ky ishte goli i dytë sezonal në Serinë A, pas atij finalizimi në kohën shtesë, që i dha fitoren Atalantës në muajin dhjetor përballë Veronës.

Zapata sigloi të dytin për ekipin e Gasperinit në minutën e 31-të ndërsa Bouribia devijoi në portën e tij gjashtë minuta më vonë. Dominimi i bergamaskëve vijoi edhe në pjesën e dytë, me Zapatan që realizoi golin e katërt në minutën e 66-të, ndërsa në minutat shtesë pati kohë për golin e nderit të Sassuolos, që u shënua nga Bourabia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Atalanta me tri pikët e radhës blindon vendin e katërt me 51 pikë, 6 më shumë se Roma.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?