Atalanta një “makineri” golash, synon rekordin e Fiorentinës

Atalanta mori dje një fitore spektakolare 4-1 ndaj Sasuolos, duke konfirmuar momentin fantastik në këtë sezon. Plot 74 gola të shënuar në 26 ndeshje përfaqësojnë rezultatin më të mirë të 20 ekipeve në Serie A sipas statistikave të OPTA.

74 gola pas 26 javësh në kampionat janë rezultati i gjashtë më i mirë i të gjitha kohërave në kampionatin italian. Më mirë se sa bluzinjtë e sezonit 2019-2020 kanë bërë Juventusi në sezonin 1950-51 (75 gola), Torino 1947-48 (77 gola), Milani 1950-51 dhe 1949-50 (81 gola) dhe Fiorentina 1958-59 (83 gola).

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?