FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Atalanta nxjerr në shitje Etrit Berishën

Etrit Berisha nuk luan një ndeshje zyrtare që nga marsi i vitit të kaluar ndaj Andorrës, pasi te Atalanta trajneri Gasperini ka zgjedhur Gollinin si titullar dhe nuk beson më te gardiani kuqezi. Pikërisht për këtë arsye kjo verë parashikohet shumë e nxehtë për portierin shqiptar i cili pritet të nxirret në shitje nga Atalanta.

Sipas mediave italiane Berisha nuk do të jetë më pjesë e bergamaskëve sezonin e ardhshëm kjo edhe për faktin se Atalanta nuk i garanton më vendin e titullarit, prandaj portieri shqiptar është në pritje të ofertave për të vazhduar karrierën në një skuadër tjetër ndoshta edhe jashtë Italisë.

Ai pritet që të jetë titullar ndaj Islandës dhe Moldavisë, pas dëmtimit të portierit Strakosha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?