Atletico Madrid bën gati ofertën për Vedat Muriqin

Vedat Muriqi po kalon një nga edicionet e tij më të mira, teksa është lideri absolut i Mallorca në La Liga. Sulmuesi dardan ka shënuar 8 gola, ndërsa ishte vendimtar dhe në Kupën e Mbretit në mesjavë duke shënuar një gol e duke dhenë një asist.

Mediat spanjolle bëjnë me dije se Atletico Madrid është bindur për aftësitë e 28-vjeçarit dhe është gati që të ofrojë 15 milionë euro për futbollistin e lindur në Prizren.

Në anën tjetër, Mallorca fërkon duart, teksa i është përgjigjur gjigantëve të La Liga, duke u kërkuar një shumë prej 20 milionë eurosh për Muriqin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sulmuesi u transferua përfundimisht tek ekipi ishullor në verë, me Lazion që e shiti për 7 milionë euro.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?