Atletico Madrid fiton me një gol të dyshimtë ndaj Rayo Vallecanos (VIDEO)

Atletico Madrid vuan shumë për të marrë 3 pikët e radhës në La Liga. Skuadra e Diego Simeones triumfoi minimalisht 1-0 ndaj Rayo Vallecanos në transfertë, në një duel që u shoqërua jo me pak polemika.

Vendasit vendosën në vështirësi “Los Colchoneros” me aksionet e tyre të shpejta në pjesën e parë dhe me një mbrojtje që mbyllte gati çdo aksion të kundërshtarëve. Në pjesën e dytë, Atletico hodhi në fushë edhe Diego Costën, i cili shtoi edhe më shumë forcën sulmuese.

Në minutën e 73-të, Hernandez krosoi në zonë për Moratën, i cili ndodhej në një pozicion të parregullt, por që nuk u vu re nga gjyqtari. Sulmuesi shërbeu në zonë për Griezmann, i cili gjen rrugën e rrjetës, i ndihmuar edhe nga një devijim. VAR nuk u përdor në këtë rast, teksa nuk është rasti i parë në Spanjë që teknologjia nuk përdoret në raste të diskutueshme. Ky ishte goli i tetë në 6 ndeshjet e fundit ndaj Vallecanos.

Swiss Digital Desktop Reklama

Atletico Madrid merr përkohësisht vendin e dytë në renditje me 47 pikë, ndërkohë që sfida e radhës do të jetë në Champions League, të mërkurën në mbrëmje në “Wanda Metropolitano”. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=mto’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?